Njihuni me sandalet “high fashion” që duken si makarona, s’do ta besoni çmimin e tyre

Çdo vit, industria e modës hedh në treg linja e modele të reja veshjesh apo këpucësh, të cilat janë në ndryshim të vazhdueshëm. Mirëpo, ndonjëherë, risitë nuk pëlqehen dhe aq shumë nga masat e gjera, pasi nuk janë dhe aq komode apo lehtësisht të përdorshme.

Të tilla janë sandalet e sjella nga brandi italian Bottega Veneta. Ato duken si makarona, ose si noodles të thara. Dikush mund t’i krahasojë edhe me modelin ikonik të flokëve të Justin Timberlake në vitet ’90.

Këto këpucë u krijuan për koleksionin e ri të Bottega Veneta, por njerëzit nuk është se i pëlqyen dhe aq shumë. Ato janë unike, por jo të përdorshme.

E megjithatë, ka artistë të cilët ndoshta “lënë mendjen” për këto këpucë. Ajo që nuk do të besoni, është çmimi. Kështu, sandalet e veçanta shiten kundrejt vlerës nga 500 në 1000 paund.

 

SHKARKO APP