Njihuni me tragetin e parë elektrik në botë

Quhet “Ellen” dhe është trageti elektrik më i madh në botë.

Prej disa muajsh ai lidh dy ishuj danez, pa zhurmë, pa bërë tym, dhe si rrjedhojë pa asnjë ndotje në atmosferë. Ndërsa udhëton para dhe mbrapa në detin Balltik, po i hap rrugën një transformimi të trafikut detar. Trageti e ka bazën e vet në portin e SOby, në ishullin Danez të Ero-s.

Këtu disa herë në ditë, mbushet me pasagjerë dhe me bateri. Sapo del nga porti, kjo anije 750 tonëshe, qe u inaugurua gushtin e kaluar, niset për një nga pesë udhëtimet ditore drejtë portit të Fynshav, pranë ishullit Als. Ky projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe banorët vendas që dëshirojnë të ulin ndjeshëm nivelin e karbonit në zonë.

Një tjetër element i veçantë i tragetit, janë turbinat “Eoliche” të instaluara në bord, që prodhojnë 130% të energjisë që i nevojitet ishullit. Sot tragetet konsiderohen si përgjegjësit më të mëdhenje të ndotjes së ishullit…Me 56 tonët e saj të baterive, Ellen do të lejojë të eleminohen gati 2 mijë tonë, të Co2 në vit që derdhen në atmosferë.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

SHKARKO APP