Nostalgji… Dikur udhëtimet bëheshin me trena luksozë!

Të kthehemi paska në retrospektivë në epokën e artë të udhëtimit me tren.
Këto foto, të shprehura gjatë viteve 50 në trenin Orient-Express, i cili kalonte përmes të gjithë Europës duke udhëtuar në një sërë destinacionesh, na rikujtojnë epokën e artë të udhëtimeve me tren, të cilat sot janë zëvendësuar nga mjetet moderne të udhëtimit.
Përpara se agjensitë turistike të afronin paketat e pushimeve luksoze që ofrojnë në ditët e sotme, udhëtarëve nga e gjithë bota iu është dashur të përdorin trenat për të udhëtuar. Askush nuk mund ta marr me mend luksin e trenave të atëhershëm dhe komoditetet që ato ofronin.
Orient-Express ka qenë një nga trenat më të njohur në të gjithë botën dhe veçanërisht Europën. Destinacionet që përshkronte ishin të pafundme dhe falë këtyre trenave të viteve të shkuara janë zbuluar mijëra destinacione që sot janë kthyer në vendet më të populluara. Zakonisht nisja bëhej nga Londra dhe më pas do të përfshihej një udhëtim në Paris dhe Venecia, përmes Alpeve para se treni të mbërrinte në Stamboll.
Në një seri fotografish nostalgjike që i përkasin vitit 1950, fotografi Jack Birns, për revistën Life ka fotografuar magjinë e bumit të pushimeve të pasluftës, me zonjat me mantel leshi supeve dhe banorët vendas që iu ofronin mikëpritjen e tyre.
Në mënyrën e tyre, duke marrë edhe në konsideratë kohën që i përkasin, këto foto simbolizojnë luksin e një epoke të shkuar, kur tuneli Simplon u hap në vitin 1919 dhe mbretër, diplomatë dhe borgjezë do të dyndeshin në Europë duke udhëtuar me trena.
Tani, treni i Orient-Express ende mbart pasagjerë nga Londra në Venecia me nisje të rregullta dhe një herë në vit duke kujtuar me nostalgji udhëtimin e viteve të “lavdishme”.
Fotot më poshtë flasin qartë:

1. Një pasagjere grua veshur me një pallto të leshtë në bordin e Orient Express shikon jashtë gjurmët që përshkon treni. Bëhet fjalë për vitin 1950.

2. Jeta luksoze në tren. Pasagjerët teksa udhëtonin, njëkohësisht edhe ju shërbehej me gota kristali dhe enë të argjenda.

3. Foto para nisjes së udhëtimit të Orient Express nga Londra në Stamboll nëpërmjet Venecias dhe Parisit.

4. Të relaksohesh në luks. Një pasagjere nga viti 1950 që i gëzohet leximit, ndërsa treni kalon përmes Alpeve franceze.

5. Eugene Monnier, kamerieri i cili ishte i famshëm për aftësinë e tij për të zgjedhur verën. Në Orient Express në vitin 1950, gjashtë llojet e Bourgogne, pesë prej Bourdeaux dhe gjashtë llojet e shampanjave mund të bliheshin.

6. Zyrtarët amerikanë dhe grekë të cilët marrin pjesë në një ceremoni gjatë inagurimit të stacionit hekurudhor në Athinë në vitin 1951 dhe me rastin e rihapjes e së Orient-Express, pas Luftës së Dytë Botërore.

7. Treni gjatë një ndalesë, teksa ishte prej orësh në udhëtim.

Përgatiti: Sidorela Lepri 

SHKARKO APP