Nuk e dinit? Duhani shkurton jetën 14 minuta
Pjesa më e madhe e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit. Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë.
Në dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool.
Deri më tani janë shpikur shumë metoda nga më të ndyshmet për t’i bindur njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.
Një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë.
Studiuesit kanë bërë disa llogaritje për të kuptuar se sa vite më pak jeton një person që pi duhan.
Rezultatet janë vërtet shqetësuese. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vite më pak.