Nuk e dinte që ishte shtatzënë, 18-vjeçarja lind në kuzhinë
Një adoleshente ka zbuluar se nuk e kishte idenë që ishte shtatzënë disa lindi foshnjen në kuzhinën e saj.
Milaois Murphy mendonte se kishte apendecit derisa ujërat i shpërthyen në shtëpi në e saj pranë Phoenix Park në mes të natës.
Ndërsa ambulanca ishte rrugës për të marrë adoleshenten në spital, foshnja u tregua e padurueshme dhe lindi parakohe vetëm 26 javëshe.
Milaois tha se reagimi i nënës së saj për të ringjallur Harper ishte heroik.
“Harper lindi në kuzhinë. Kur doli lëshoi një britmë të vogël dhe më pas nuk merrte më frymë kështu që nëna ime e ringjalli. Foshnja kishte madhësinë e dorës së saj ishte vetëm 0.45 kg,”-tha 18-vjeçarja.
Milaois tregoi se ishte shumë sëmurë atë natë, por nuk kishte idenë se ishte shtatzënë.
“Kisha dhimbje në shpinë dhe nuk mund të flija,”-tha ajo. “Por nuk e dija që kisha një fëmijë në bark.”