Nuk e hiqte telefonin nga dora, vajza qërrohet plotësisht në syrin e majtë

Një grua në Kinë ka humbur shikimin si pasojë e përdorimit me orë tejet të zgjatura të pajisjeve elektronike si celulari, televizori dhe kompjuteri. Mjekët të cilët kanë trajtuar rastin e saj, kanë dalë në përfundimin se për shkak të rrezatimit të vazhdueshëm të ekranit, nervat dhe enët e gjakut që ndodhen në retinën e syrit kanë pësuar dëmtime të rënda.

Fillimisht gruaja ka pasur lodhje të syrit, por situata është rënduar më tej kur ajo ka pasuar tension të lartë dhe pastaj humbje të plotë të shikimit në syrin e majtë. Ajo i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjirkale të vështira.

Mjekët ia kanë ndaluar rreptësisht përdorimin e celularit por edhe të pajisjeve të tjera, pasi shtresa e jashtme e retinës së syve të saj është në gjendje shumë delikate. Ata e kanë paralajmëruar gruan që edhe pse do të këtë përmirësime të gjendjes aktuale. shikimi i saj nuk do të kthehet kurrë  si më parë, por do të jetë i kufizuar.

Woman Blinded After Using Phone Too Much

 

SHKARKO APP