Nuk firmoste divorcin, babai i nuses qëllon me armë dhëndrin/ Kamerat filmojne momentin
Momenti kur një burrë futet në një servis makinash dhe përpiqet të qëllojë me armë gjahu dhëndrin e tij, pasi ky i fundit nuk kishte pranuar kërkesën për divorc të vajzës së tij është kapur nga kamerat e sigurisë.
Ngjarja u regjistrua në një servis, në rrethinën Karabaglar të provincës së Izmirit në Turqi ku punonte djali.
Ne video duket burri duke hyrë në servis, teksa mban në dorë armën e gjahut të mbështjellë me disa rroba.
Ai qëllon menjëherë dhe largohet. Nga të shtënat me armë u plagosën dy vëllezërit.
Djali e pohon se vjehrri i tij e ka qëlluar atë sepse ai nuk pranoi të firmoste kërkesat e divorcit.