Nuk ishte parë prej shumë kohësh, kamerat kurth kapin dhinë e egër në Shebenik

Kamerat kurth të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në Parkun e Shebenikut së fundmi kanë fotografuar dhinë e egër.

Prej shumë kohësh kafsha nuk ishte parë në pyjet tona.

Edhe rracat në zhdukje duket se po shtohen, si ariu i murrmë apo rrëqebulli i Ballkanit.

Moratoriumi i gjuetisë u vendos në vitin 2014 me një afat 2 vjeçar.

Më pas afati i tij u shty për 5 vite të tjera dhe pritet të përfundojë në vitin 2021.

Pavarësisht se janë vërejtur shkelje antiligjore të këtij moratoiumi, rezultatet e tij janë të dukshme.

 

SHKARKO APP