Nuk po ju shkojnë gjërat mirë? Përdor këtë truk për të ndryshuar fatin
Ka momente në jetë ku duket se asgjë nuk shkon siç presim. Shtëpia, llogaritë, puna, marrëdhëniet … Gjithçka duket e komplikuar. Nëse po kaloni një nga këto situata, ndoshta ajo që ju duhet është të ndryshoni fatin tuaj.
Ky ritual është shumë i thjeshtë, ai kërkon vetëm pak aftësi manuale në hapin e parë dhe kjo do t’ju lejojë të merrni një kthesë të vërtetë në jetën tuaj.
Është një magji ideale për t’u kryer në ditët e fundit të muajit, ose ditën e parë të muajit të ardhshëm, për të garantuar një muaj me fat të mirë. Por në realitet ajo mund të bëhet në çdo kohë.
Rituali përbëhet kryesisht nga mbjellja e një bime. Në një mënyrë shumë të veçantë! Ndërsa bima rritet, ajo do të fillojë të ndryshojë jetën tuaj pak e nga pak.
Ju duhet:
• Një vezë
• Një farë me rritje të shpejtë (ato të fasulave punojnë mirë)
• Pak dhè
• Një gur kristal
• Një lapustil i zi
Pjesa e parë mund të jetë më e komplikuar, prandaj është e rëndësishme që ta bëni atë në një hapësirë të rehatshme dhe të fokusuar. Ne duhet të përdorim lëvozhgën e vezës si një lloj mbajtësi. Prandaj, duhet ta thyeni me kujdes, duke hequr pjesën e sipërme të saj. Është e rëndësishme të mos hiqni shumë më tepër se 1/3 e vezës.
– Hiqeni brendësinë e vezës dhe ruajeni për ushqim (ose ruajeni për rinovimin e lëkurës suaj!) Dhe pjesën tjetër mbajeni se do ju duhet. Jini shumë të kujdesshëm teksa e pastroni atë në mënyrë që ajo të mos thyhet, dhe le të thahet për disa orë.
– Sapo lëvozhga e vezës të jetë tharë, merrni lapustilin e zi dhe shkruani në pjesën e jashtme një ose më shumë gjëra që dëshironi të ndryshoni në jetën tuaj, që kanë nevojë për përmirësim.
– Vendosni kristalin që keni zgjedhur në fund të vezës. Idealisht, kristali lidhet me atë që po përpiqeni të ndryshoni. Për të ditur se çfarë janë, ju mund të shikoni në fund të artikullit. Nëse nuk keni ndonjë prej këtyre kristaleve, një copë kuarci është e përkryer për këtë ritual.
– Sapo kristali të jetë brenda vezës, mbushni pjesën tjetër me dhè dhe vendosni farën.
– Lëreni vezën/vazon në një vend ku dielli shkëlqen. Kështu, fara do të fillojë të rritet dhe ashtu kështu do të fillojë të ndryshojë fatin tuaj.
– Në një moment lëvozhga do të thyhet për shkak të rritjes së bimës dhe pastaj do të jetë koha për të kaluar në një vazo më të madhe për të vazhduar procesin e saj.
Kjo do të jetë gjithmonë kujdestari i fatit tuaj.
GURI I ÇMUAR QË MUND TË ZGJIDHNI NË BAZË TË GJENDJES TUAJ:
– Ametist: sinqeritet
– Smeraldi: dashuri e sinqertë
– Perla: shëndet
– Topazi: besnikëri
– Gur deti: kurajo
– Diamanti: pafajësi
– Rubini: dashuri reciproke
– Zafiri: urtësi
– Oniksi: lumturi martesore
– Opalin: shpresë