Nusja zgjedh si shoqëruese nderi në dasmë katër gjyshet

Një nuse u kërkoi katër gjysheve të saj dhe bashkëshortit të visheshin njësoj e madje edhe të mbanin kostume me lule për të në ditën e saj të veçantë.

Lyndsey Raby dëshironte që dasma e saj me Tanner Raby të ishte e veçantë për veten dhe familjen e saj, kështu që vendosi të marrë me vete katër gjyshet e tyre si shoqëruese nderi ta shoqëronin dhe të rrinin krah saj.

‘E dija sapo u fejova, doja të shoqërohesha nga gjyshet,’ tha nusja, e cila u martua në Benton, Tenesi.

“Ndihesha aq e bekuar që i kisha të gjithë pranë, kështu që dëshiroja që ato të përfshiheshin gjithashtu,” shtoi ajo.

Fotografitë e adhurueshme treguan nusen me katër gjyshet për ditën e veçantë, dhe gratë të gjitha mbanin veshur një fustan të zgjatur blu me xhaketa po ashtu me lule blu, mbanin edhe nga një çantë të vogël të bardhë me vete.

Gjyshet ishin; gjyshja 90-vjeçare e dhëndrit, Kathleen Brown;  gjyshja 76-vjeçare e nuses, Wanda Grant; gjyshja 72-vjeçare e nuses, Betty Brown; dhe gjyshja 70-vjeçare e dhëndrit, Joyce Raby.

Për të aksesuar fustanet e tyre blu të lehta, të katër gjyshet morën një kuti të bardhë prej druri për të mbajtur petalet e luleve që hidhnin kur ecnin nëpër rresht.

SHKARKO APP