Nxjerr bukën e gojës duke gërmuar metale, burri gjen bizhuterinë e vjetër që vlen mijëra paund
Një burrë që bën para duke ‘gjurmuar’ metale të fshehura nën tokë ka bërë së fundmi në zbulim që ndoshta s’e kishte pritur kurrë.
54-vjeçari Billy Vaughan nxori nga nëntoka një varëse të lashtë e cila doli të ishte prej ari.
Vaughan ishte duke kërkuar me detektorin e metaleve në një fushë ku kishte qenë edhe shumë herë të tjera.
Por kësaj radhe, ndërsa kërkonte mori një sinjal goxha të fortë nga detektori dhe nisi të gërmonte. Pasi pa se çfarë fshihej nën dhe’ ai mendoi se bëhej fjalë për pjesë nga ndonjë pajisje që përdoret për ngjitje.
Gjithsesi, për fatin e tij të mirë, rezultoi se metali që ai gjeti ishte i çmuar dhe bëhej fjalë për një varëse 4,000 vjeçare që vlen mijëra paund.
Bizhuteria e vjetër u gjet në një fushë pranë shtëpisë së tij në Cumbria dhe mendohet t’i përkasë Periudhës së Bronzit ndërsa mund të kapë një vlerë prej 11,000 paundësh.
Po të mos ia kishte treguar një mikut të tij, me shumë mundësi Billy nuk do ta kishte kuptuar se çfarë vlere kishte copa e metalit që gjeti.
Vaughan ka njoftuar tashmë muzeun e zonës ku ai jeton si dhe një specialist të fushës për të vendosur zyrtarisht se çfarë vlere ka bizhuteria e gjetur dhe se çfarë do të bëhet me të.