Ofendime raciste në avion, 77-vjeçarja e tronditur: Nuk kam ngrënë as kam fjetur

Një grua 77-vjeçare me aftësi të kufizuara që mori ofendime raciste gjatë fluturimit me aeroplan ka rrëfyer se ngjarja e tronditi aq shumë sa nuk ka ngrënë e nuk ka fjetur.

Delsie Gayle nga Londra lindore tha se linja ajrore nuk e ka kontaktuar ende pas incidentit në fluturimin nga Barcelona në Londër.

Ngjarja e filmuar është bërë virale në rrjete sociale. Burri që bëri komente raciste për gruan me ngjyrë nuk u arrestua e as nuk u nxorr nga aeroplani.

“Unë u trondita, askush nuk më ka thënë fjalë të tilla. Kam udhëtuar shumë dhe nuk jam përballur ndonjëherë me ato komente. Ndihem shumë keq. Ai paguan udhëtimin e tij, unë time. Përse duhet të më ofendojë? Për shkak të ngjyrës së lëkurës sime. Ai mund të kishte lëvizur që aty dhe unë nuk do përballesha me komente raciste. Më zemëroi shumë”, tha ajo për ITV News.

Në pamjet shokuese që kanë marrë 1.8 milionë klikime në Facebook tregohet se si një burrë kërcënon zonjës që të largohet nga vendi ku duhej të ulej.

 

 

SHKARKO APP