Ofendoi qenin e mbretit në Tajlandë, rrezikon 37 vite burg
Bota është e çuditshme. Shumë njerëz që i përkasin botës së krimit, apo kanë kryer krime nga më mizoret, mund të jenë të lirë ose i kanë shpëtuar ligjit pa u lagur.
Por një shtetas tajlandez rrezikon burg për jetë sepse ka fyer qenin. Të ofendosh një pjesëtar të familjes mbretërore tajlandeze është një krim i rëndë që dënohet deri në burgim të përjetshëm.
Por a mund të cilësohet qeni i familjes mbretërore si pjesëtar i saj? Mesa duket po. Një i ri tajlandez rrezikon të dënohet deri në 37 vite burg, nëse gjykata vendos që qeni është pjesë e familjes.
“Krimi” i Thanakorn Siripaiboon, një punëtor ndërtimi është se ka postuar në internet komente sarkastike mbi qenin e shpëtuar nga rruga nga mbreti Bhumibol Adulyadej.
Akuzat që rëndojnë tashmë ndaj punëtorit janë me të vërtetë të rënda, që nga rebelimi, tradhtia e deri tek krimi informatik.