Organet që dëmton Covid-19 te personat që e kalojnë pa simptoma

Koronavirusi mund të lërë pasoja edhe të njerëzit që e kanë kaluar ka simptoma. 70% e personave të prekur nga koronavirusi, por që janë asimptomatikë, mund të ndjejnë pasoja në disa organe të tyre 4 muaj pas infektimit.

Kështu shprehet Sonia Villapol, kërkuese shkencore në Institutin Mjekësor të Hjustonit, në deklarata për “Antena3”.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po vërehen pasoja të rënda në periudhën afatgjatë te njerëzit që kanë pasur koronavirus:

Swiss Digital Desktop Reklama

“OBSH po vëren efekte dytësore në zemër, mushkëri, shëndet mendor dhe tru”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pikërisht truri është më i rrezikuari, sipas Villapol: “Virusi mund të “pushtojë” trurin dhe të dëmtojë një pjesë që mbron mbaresat nervore. Për pasojë, ka pasur pacientë me Covid-19 që kanë zhvilluar sëmundje si Parkinsoni, skleroza apo edhe Alzheimer”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?