Pamje të rralla, filmohet gjarpri teksa del nga qesja e tij amniotike

Një video e rrallë po qarkullon në rrjetet sociale. Kjo video tregon momentin e rrallë, kur një gjarpër i porsalindur shkëputet nga qesja e tij amniotike.

Edhe pse shumë njerëz i kanë frikë gjarpërinjtë, ata janë shumë kuriozë. Në video zvarraniku shikohet teksa duke u përpëlitur brenda qeses së tij amniotike dhe më pas e çan atë.

Momenti i rrallë është filmuar nga fotografi, Dominic Greves. Ai ka treguar se është habitur, kur ka parë zvarranikun e porsalindur tek tentonte të shkëputej nga qesja amniotike.

Pasi del nga qesja, ai ka ndjekur nga pas nënën e tij. Videoja në fjalë është bërë virale.

 

 

SHKARKO APP