Panda shijon borën e parë të sezonit
Panda është një kafshë e veçantë dhe e rrallë e Kinës, e quajtur ndryshe edhe “ambasadorja e miqësisë” e Kinës. Një prej këtyre kafshëve, panda Sijia është xhiruar teksa shijon borën në një qytet në verilindje të Kinës. Për shkak të pamjes së saj të këndshme, panda është një kafshë mjaft e pëlqyer nga njerëzit në vende të ndryshme të botës.
Panda është një kafshë e veçantë dhe e rrallë e Kinës. E quajtur ndryshe edhe “ambasadorja e miqësisë” e Kinës, dhurimi i pandave nga Kina vendeve të tjera njihet edhe si “diplomacia e pandës”.
Një prej këtyre kafshëve, panda Sijia është xhiruar teksa shijon borën në qytetin Harbin, në verilindje të Kinës.
Lojërat në borën e lehtë që mbuloi qytetin të enjten i kanë sjellë gëzim të madh pandës gjigande, në një resort skish në Kinë.
Panda 13-vjeçare, Sijia u zhvendos në këtë mbretëri dëbore nga Provinca Sichuan në jug-perëndim të Kinës në korrik 2016, dhe është mësuar me motin verilindor me katër sezone të veçanta, dhe veçanërisht shijon dëborën.
Pasi u rrotullua disa herë dhe vrapoi përreth në dëborë, ndoshta duke u ndjerë pak e lodhur, Sijia u ngjit në një pemë, dhe qëndroi ulur në një degë.
Shtëpia e këtyre kafshëve është “Panda Yabuli” dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 2.700 metra katrorë.
Sipas zakoneve të jetesës së pandave, temperatura në shtëpi mbahet në mbi 20 gradë celsius gjatë gjithë vitit.
Ekziston edhe një Klinikë Panda në shtëpi me mjekë profesionistë që kujdesen për speciet e çmuara të kafshëve.
Për shkak të pamjes së saj të këndshme, panda është një kafshë mjaft e pëlqyer nga njerëzit në vende të ndryshme të botës.
Imazhi i pandës përdoret si logo nga shumë organizata të mbrojtjes së kafshëve.