Pandemia favorizon faunën, miliona breshka deti pushtojnë plazhin e Odishas në Indi

Është i njohur botërisht efekti pozitiv i pandemisë në mjedis dhe në botën e egër. Kufizimet e vendosura kundër përhapjes së Covid-19 kanë lejuar qindra mijëra breshka deti  të jenë të mbrojtura nga prezenca njerëzore, e veçanërisht ajo e turistëve, që do të thotë se ky mund të jetë viti më i suksesshëm i riprodhimit të tyre në Indi.

Pandemia e koronavirusit vazhdon të sjellë zhvillime pozitive për mjedisin në të gjithë botën. Braktisja e plazheve në këtë periudhë izolimi ka bërë që miliona breshka deti të species së rrezikuar Olive Ridley, të nisin udhëtimin e tyre në det.

Pamja që shihni vjen nga Plazhi Rushikulya në juglindje të shtetit Indian të Odishas. Ky plazh është i njohur për shkak se breshkat e detit vijnë për të hedhur vezët e tyre çdo vit, në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës.

Breshkat nëna zakonisht mbërrijnë natën dhe hedhin vezë në rërë, por këtë vit ka pasur raportime për mijëra breshka që ngjiten në plazhe edhe gjatë ditës. Pas një periudhe prej rreth 45 ditësh, breshkat e vogla dalin dhe kthehen në det.

Ekspertët vlerësojnë se breshkat kanë hedhur rreth 60 milion vezë në plazhet indiane këtë vit. Kufizimet e vendosura kundër përhapjes së Covid-19 kanë lejuar qindra mijëra breshka të jenë të mbrojtura nga prezenca njerëzore, e veçanërisht ajo e turistëve, që do të thotë se ky mund të jetë viti më i suksesshëm i riprodhimit të tyre.

Izolimi ka reduktuar ndjeshëm edhe ndotjen në mjedis, dhe ka favorizuar faunën e egër. Duke filluar nga flamingot tek breshkat e detit, janë rikthyer së fundmi edhe në vendet ku rrezikohej zhdukja e tyre.

SHKARKO APP