Paralizohet nga furça e make-up që përdori

Furça e make-up u bë dhe shkaku kryesor i paralizimit të kësaj nëne të re. Jo Gilchrist, 27 vjeç, pasi kishte përdorur furçën e shoqes së saj, infeksioni i marrë prej saj ishte dhe shkaktari i kësaj gjëndje.

27 vjeçarja pati disa dhimbje të forta, pasi bakteri i Stafilokokut që ndodhej në furçë, ka arritur deri në shtyllën e saj kurrizore. Në fillim ajo dhimbjet i kishte ndjerë në fund të shpinës, dhe më pas dhimbja sa vinte dhe shtohej. Ajo shpjegon se ishin dhimbje më të forta se dhimbjet e lindjes.

Tashmë ky është një problem që ka bërë që nëna e re të ngelët për tërë jetën e saj në një karrocë me rrota.

SHKARKO APP