Pas 150 km rrugë, kujtohen se kanë harruar vajzën
E keni parasysh shprehjen “Kevin, kam përshtypjen se kam harruar diçka”, nga filmi “I vetëm në shtëpi"?
Kështu ka ndodhur me një çift francez, të cilët janë nisur me makinën e tyre për në jug të Francës, por janë kujtuar se kanë harruar vajzën 3-vjeçare në shtëpi vetëm kur ishin 150 kilometra larg banesës së tyre.
Sipas asaj që mësohet ngë dëshmia e prindërve, ata s’e kishin vënë re fare mungesën e të bijës. Me këtë rast, gazeta britanike "Guardian" kujtoi se kryeministri britanik Cameron kishte harruar në vitin 2012 vajzën e tij 8-vjeçare Nancy, në një lokal.