Pas gjashtë muajsh lutje, vëllezërit 11 dhe 12 vjeç bindin nënën për t’u qethur

Dy vëllezër nga Nottinghamshire të moshës 11 dhe 12 vjec kanë prerë flokët për herë të parë pasi iu lutën nënës prej muajsh.

Jensen Allen dhe Cooper janë të njohur për pamjen e tyre me flokë të gjata që kur ishin të vegjël.

Pavarësisht se iu lutën nënës së tyre, Janet për tu qethur si të gjithë moshatarët e tyre, ajo i lejoi vetëm pas 6 muajsh.

Janet u mërzit nga ky veprim, por më pas vendosi të dhuronte flokët e djemve për qendrat që krijojnë paruke për fëmijët.

“Të gjithë në familje kemi flokë të gjatë, edhe bashkëshorti im Max, kështu që nuk më ka shkuar kurrë në mendje që ti qeth. Unë i dashuroja flokët e tyre, mendoja se i shkonin dhe i bënin të ngjashëm si vëllezër.

Në fillore, shumë fëmijë i kanë pyetur përse mbajnë flokë të gjatë pasi ato i kanë vetëm vajzat, por nuk kanë përjetuar asnjëherë bullizëm”, tha 47-vjecarja Janet.

Ndërsa djemtë insistuan shumë për ti prerë, jo se nuk i pëlqenin, por për tu bërë pjesë e të tjerëve.

SHKARKO APP