Pas makaronave, të lumtur ju bën edhe pica

Kështu thotë shkenca. Gjëja më interesante është se lumturia vjen pikërisht kur del avulli i picës. Por ka akoma.

Për shembull, Margherita ka triptofan, një aminoacid thelbësor që është i pranishëm në mocarela, por edhe në brumë.

“Ky aminoacid përdoret nga trupi për të prodhuar serotonin, neurotransmetues që kontribuon në mirëqenien dhe lumturinë”, shpjegon studimi kalabrez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jolanda Grillone, biologe ushqyese është truri I studimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për më tepër, domatet, të pasura me likopen (një antioksidant i fuqishëm nga familja e karotenoideve që u jep atyre ngjyrën e tyre karakteristike të kuqe) sjellin përfitime të mëtejshme shëndetësore. Së fundi, borziloku, i përdorur si erëz, është i njohur për vetitë e tij antioksiduese, anti-inflamatore dhe tretëse. Si përfundim, pica nuk është vetëm një ushqim i pëlqyer globalisht për faktin që bëhet shpejt dhe për aromën e saj, por gjithashtu mund të ofrojë përfitime shëndetësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?