Pas pandemisë, Gucci merr vendimin drastik
Gjiganti i modës, Gucci, ka marrë një vendim të rëndësishëm.
Teksa, drejtori artistik, Alesandro Michele, ndodhej i karantinuar përgjatë pandemisë reflektoi në lidhje me ndryshimet e reja që do të pasojë kompania që ai drejton.
“Unë do të braktis ritualin e lodhshëm të shfaqjeve sezonale për të filluar një kadencë të re, më afër qasjes sime. Do të takohemi vetëm dy herë në vit, për të prezantuar kapitujt e një historie të re,” shkroi Michele duke premtuar një univers ndryshe.
Thënë kjo, Gucci do të braktisë shfaqjet para-sezonale si edhe sfilatat e koleksioneve stinore.
Ishte vetë faqja zyrtare e Guccit që postoi “pjesëza” nga ditari i Michele-t, që janë formë shënimesh të mbajtura gjatë karantinës, duke konfirmuar kështu se ideja e tij kishte marrë përkrahjen e kompanisë.