Pas shumë kërkimesh “arrestohet” miu, si trafikant droge

 

Çuditë nuk kanë të sosur në botë. Rojet e burgut “Bara da Grota”, në Aragvaina që ndodhet në veri të Brazilit kanë kapur një shpërndarës droge i cili për një kohë të gjatë iu ka dërguar të burgosurve lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për një mi të pazakontë, teksa autoritetet e burgut e kishin kuptuar se të burgosurit drogoheshin, por nuk po zbulonin dot se nga dhe kush iu sillte atyre drogën.

Madje as kamerat e sigurisë nuk kishin kapur gjë, derisa pas shumë kohësh rojet zbuluan se “trafikanti” ishte, një mi.

Sipas autoriteteve të burgut miu iu dorëzonte më shumë se 50 pako me kokainë në ditë të burgosurve, pasi ishte stërvitur prej kohësh për të bërë këtë gjë.

Trafikantët “ngarkesën”, ia lidhnin tek bishti.

SHKARKO APP