Pasi u birësua, ky qen nuk pushon së buzëqeshuri
Thonë se qentë janë miqtë më besnikë të njerëzve dhe duket se është e vërtetë.
Vetëm disa javë më parë, një qen i racës pit bull ishte vendosur në një strehimore në Maryland.
Ai ishte në gjendje të keqe duke qenë se ishte keqtrajtuar tmerrësisht nga pronarët e tij të mëparshëm për vite me radhë.
Por pothuajse brenda natës, çdo gjë ka ndryshuar për të mirë. Dhe tani Kobe i është dhuruar kujdestarëve të rinj Sean dhe Jade të cilët e kanë marrë në shtëpinë e tyre. Por ajo që është më e çuditshmja është se qeni nuk ndalet së qeshuri.
Çifti nga Maryland kanë rënë dakord për ta marrë qenin nga strehimorja duke treguar shumë mëshirë dhe kujdes ndaj tij.
KOHA JONË SONDAZH

