Pema që zgjedh zbulon tiparin dominues të personalitetit tënd
Shumë më tepër gjëra kuptohen nga perceptimi ynë, se sa nga ajo që truri ynë i vetëdijshëm mund të ndjekë. Nëpërmjet vizatimeve dhe, në psikologji, testeve me projektim, është e mundur që të identifikojmë saktësisht pjesën e asaj që perceptojmë, pa qenë në gjendje ta përkthejmë në fjalë.
1. Përgjegjësi dhe qetësi
Gjithmonë i mbaroni detyrat e shtëpisë. Ju jeni një person modest dhe me iniciativë dhe zakonisht bëni gjëra me një ndjenjë të madhe humori. Por mbi të gjitha, ju luftoni për të ruajtur paqen dhe qetësinë në jetën tuaj dhe në mjedisin tuaj. Ju e dini se si të ndërmjetësoni gjatë debateve, por keni frikë nga konfrontimi dhe tërhiqeni në ato vende që ju i konsideroni të sigurt dhe të qetë.
2. Bashkëpunimi dhe shqyrtimi i kujdesshëm
Ju jeni një person i cili punon shumë për të marrë atë që dëshiron në jetë dhe gjithashtu për të ndihmuar të tjerët. Konsiderata, ndershmëria, besnikëria dhe hapja janë disa nga cilësitë tuaja. Ndonjëherë ju angazhoheni në shumë aktivitete dhe projekte në të njëjtën kohë, gjë që ka një efekt negativ në disiplinën tuaj dhe mund t’ju bëjë të humbisni nëpër projekte.
3. Bollëk dhe intelekt
Ju jeni padyshim një person i sinqertë, i matur dhe elokuent që i atribuon vlerë të lartë dijes dhe ideve të mira. Ju e dini se idetë kanë fuqinë për të ndryshuar botën dhe kjo është arsyeja pse ju kapeni pas ideve tuaja, i promovoni ato dhe përpiqeni t’i ndani me të tjerët. Por kur ju po përballeni me indiferencën e të tjerëve, mund të ndiheni të frustruar dhe të mos dini se si të përballeni.
4. Ndjeshmëri dhe kreativitet
Ju keni qenë gjithmonë një person miqësor, artistik dhe kurioz për botën dhe mënyrën si funksionon ajo. Ndjeshmëria juaj është më e theksuar se mesatarja, gjë e cila ju jep një ndjenjë të bukurie (bëhet fjalë për personin tuaj dhe për hapësirat) dhe një ndjeshmëri të madhe për të tjerët. Shprehni gjithmonë pavarësinë tuaj dhe, në disa raste, mund të ekzagjeroni dhe të dukeni shumë imponues dhe kapriçioz.
5. Punë e madhe dhe efikasitet
Ju keni qenë gjithmonë një tip aktiv, i vendosur, punëtor, i orientuar nga qëllimi. Kur doni diçka, ju e ndiqni atë drejtpërsëdrejti dhe me gjithë vendosmërinë që ju nevojitet. Por, paradoksalisht, ky virtyt i madh mund t’ju tradhtojë dhe të bëhet dobësia juaj më e madhe, kur punoni shumë, pa respektuar kufijtë tuaj. E mbushni shpirtin me stres dhe veten tuaj me lodhje mendore dhe fizike.
6. Fantazi dhe saktësi
Ju jeni plot qëllime dhe ëndrra. Ju e kuptoni se si t’i bëni ato të realizohen dhe ta mbani këtë plan si një burim udhëzimi. Natyrisht, keni arritur rezultate të mëdha, por nëse mund të shtoni pak më shumë liri dhe spontanitet në mënyrën se si ndiqni qëllimet tuaja, jeta juaj do të përmirësohet dhe rezultatet nuk do të jenë të kushtueshme. Mos harroni se edhe pjesët më serioze të jetës mund të ballafaqohen me një buzëqeshje të mirë dhe të sinqertë.