Për herë të parë, Dubai hap “parajsën e librave”

Nese je një “miush librash” e vetmja gjë për të cilën do të të duhet të mendosh pasi të lexosh këtë artikull është një udhëtim në Dubai.

Qyteti luksoz i Emirateve të Bashkuara Arabe ka çelur për të gjithë të pasionuarit pas leximit një parajsë të vërtetë me libra. Konkretisht bëhet fjalë për një panair të përmasave gjigande, që për herë të parë zë vend në Lindjen e Mesme.

Mbi 3 milion libra të të gjithë llojeve dhe ç’është më e bukura të gjithë me ulje.

Panairi në fjalë mban emrin “The Big Bad Wolf Book Sale” dhe që prej vitit 2009 ka udhëtuar vit pas viti në pjesën më të madhe të qyteteve të Azisë.

“Në një vend si Dubai, ky panair është një variacion për lexuesit në të gjithë botën,” ka thënë për Reuters një ndër krijuesit e këtij panairi.

Organizatorët gjithashtu mendojnë se një event i tillë është forma më e mirë e edukimit të një brezi që sa vjen e më shumë po i drejtohet leximit nga pajisjet elektronike.

“Të mbash në dorë një libër, t’i marrësh erë, të kthen në ditët më të bukura të jetës tënde dhe çdo brez duhet ta provojë këtë ndjesi,” është shprehur organizatorja e panairit.

SHKARKO APP