Përse 25 centi i ri amerikan ka dy lakuriq nate me kokë poshtë mbi të?

Zyra e emetimeve të monedhave në SHBA, Mint sapo ka bërë publike modelin më të ri që do të hidhet në treg këtë vit, si pjesë e Programit të Monedhave të bukura të Amerikës që u lançua në vitin 2010.

Në këto monedha do të shfaqet lakuriqi i natës fruta ngrënës Samoan për nder të Parkut Kombëtar të Samoas Amerikane. Dizajni përmban një nënë lakuriq nate të varur kokëposhtë ndërsa këlyshi e saj qëndron në prehër gjithashtu kokëposhtë, duke evokuar «kujdesin dhe energjinë e jashtëzakonshme që kjo specie vendos në pasardhësit e tyre», është shprehur Departamenti i thesarit për Emetimin e Monedhave dhe Kartëmonedhave në SHBA.

Këto specie fruta ngrënëse janë shumë më të ndryshme se sa lloji i zakonshëm që qëndron varur nëpër shpella të cilin njohin pjesa më e madhe e njerëzve. Ato janë aktive si gjatë ditës ashtu edhe natën dhe mund të kenë një gjatësi krahësh deri në tre këmbë, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar. Ekzistojnë tre specie zënë Parkun Kombëtar të Amerikës Samoa, dy që janë të mëdha dhe një që është më e vogël e cila ushqehet me insekte.

“Dizajni ka për qëllim të promovojë vetëdijen ndaj statusit të kërcënuar të specieve për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë komerciale,” tha Mint. “Parku Kombëtar i Samoas Amerikane është parku i vetëm në Shtetet e Bashkuara që është shtëpia e këtij lloji lakuriqi nate Samoan.”

Pjesët prej 25 centësh do të jenë të mbishkruara me fjalët “Parku Kombëtar Amerikan Samoa 2020”, si dhe motoja e traditës së Shteteve të Bashkuara, “E pluribus unum”, e cila shfaqet në të gjitha monedhat amerikane, që në latinisht do të thotë “nga shumë , një ”.

Data zyrtare e emetimit të këtyre monedhave do të jetë 3 shkurt 2020, tha US Mint. (people)

/ SCAN

SHKARKO APP