Përse na pëlqen të këndojmë në dush?
Përse këndojmë në dush? A mendojmë se aty shfaqim më mirë talentin tonë si këngëtar dhe pse? Këto pyetje e kanë një shpjegim shkencor tashmë. Mjedisi i veçantë i dushit, përveç se të relakson shpesh na nxit dëshirën për të kënduar. Gjatë kohës që këndojmë, kordat e zërit “fryhen”, duke e amplifikuar zërin, ç’ka bën që zëri ynë të jetë më i fuqishëm dhe më i thellë.
Përveç kësaj zhurma e ujit në dush na bën më pak të ndrojtur, duke krijuar një sfond të përshtatshëm dhe që të favorizon për të kënduar pa pasur kompleksin je apo nuk je këngëtar. Në përgjithësi, sipas shkencës, improvizimi i këngëve në dush është një kurë psikologjike për të gjithë.
Të kënduarit, po ashtu si edhe muzika stimulon trurin për lirimin e dopaminës (një neurotransmetues që ka efekte pozitive në humor). Më tej një studim i kryer nga Universiteti Tsurumi në Japoni zbuloi se të kënduarit në dush të bën më të lumtur. Në studim thuhet se kjo lloj performance në dush prej vetëm 3 minutash ul nivelet e kortizolit, (hormon i lidhur me stresin) ndërsa presioni i gjakut, frymëmarrja dhe ritmet e zemrës sinkronizohen.