Përse u përhap kaq shumë koronavirusi?

Shkencëtarët kinezë kanë dalë në përfundimin se frymëmarrja dhe të folurit mund të jenë mënyrat me të cilat përhapet më shpejt koronavirusi.

Sipas tyre, të prekurit nga Covid-19 nxjerrin miliona spërkla brenda një ore dhe kjo shpjegon edhe faktin se pse ky virus u përhap kaq shpejt në të gjithë botën. Gjithashtu, tregon edhe rëndësinë e mbajtjes së maskës, që në shumë vende nuk është e detyrueshme.

Studimi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Pekin thekson gjithashtu se sipërfaqet me koronavirus nuk luajnë rol aq të madh sa mendohet në përhapjen e virusit. Objektet më të rrezikshme janë tualetet, dyshemetë e spitalit, sipërfaqet e prekura nga pacientët dhe pajisjet mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas studiuesve kinezë, edhe pse celularët përmbajnë shumë baktere, ato nuk përbëjnë rrezik për përçimin e koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?