Peshkimi në një nivel tjetër, burri filmohet duke zënë peshq i varur në një dron

Një burrë në Australi është filmuar duke peshkuar pezull në ajër ndërkohë që mbahej nga një dron.

Duket si diçka interesante por, Autoriteti i Sigurisë së Aviacionit Civil në Australi ka nisur që të hetojë.

CASA ka nisur një investigim pasi videoja që tregonte peshkatarin mbi rezervuar u shpërnda në rrjet më herët gjatë këtij muaji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burri në video është identifikuar si Sam Foreman, dhe duket teksa lëviz sipër ujit me grepin e peshkimit në dorë ndërsa mjeti fluturues kontrollohej nga persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej duket sikur Sam arrin të kapë një peshk, por nuk dihet nëse kjo ishte e inskenuar apo ndodhi në të vërtetë.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Autoriteti të Sigurisë së Aviacionit Civil, Peter Gibson ka paralajmëruar që njerëzit të mos e përdorin këtë metodë pasi nuk është e sigurt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?