Pështyu në ushqimin e klientit, shpërndarësi i picave përballet me 18 vite burg (Video)
Një shpërndarës picash përballet me 18 vite burg, pasi u kap në kamera, duke pështyrë në ushqimin e një klienti në Turqi. Kamerat e sigurisë tregojnë 18-vjeçarin, e identifikuar si Burak S, duke hapur një kuti pica jashtë shtëpisë së një klienti dhe më pas pështyn mbi të ndërsa filmon veten në telefon. Djali më pas shkon në banesën e konsumatorit, Huseyin Alyuz në katin e pestë, në qytetin Eskisehir për të ofruar ushqimin. Nipi i Alyuz, Cagatay Ehe, pa pamjet e filmuara dhe i tha xhaxhait të tij, i cili u ankua në polici dhe në kompaninë e picerisë. Burak S. tha se ishte duke kontrolluar vetëm nëse pica kishte pësuar dëmtime, por u shkarkua nga puna dhe tani është në burg. Ai u akuzua për “rrezikimin e jetës së personave duke hedhur helm, ose duke e dëmtuar ushqimin me mjete të tjera”, gjë që sjell një dënim prej dy deri në 15 vjet burg. 18-vjeçari gjithashtu ballafaqohet me një akuzë të gjykatës së konsumatorit për “dëmtim të mallrave dhe rrezikimin e shëndetit të konsumatorit”, që dënohet nga 4 muaj deri në 3 vite pas hekurave.