Piloti filmon dy avionë që fluturojnë me shpejtësi të madhe në drejtim të njëri-tjetrit, por çfarë ndodhi?

Piloti i një aeroplani ka publikuar një video interesante, për të cilën thotë se nuk mund të filmohet nga karriget e pasagjerëve, që janë të ulur afër dritareve.

Në video shfaqen dy aeroplan, duke fluturuar përballë njëri-tjetrit dhe në një moment dukej se do të përplaseshin, por në fakt njëri prej tyre ishte më lartë dhe kalon me shpejtësi të madhe.

Piloti ka njoftuar se dy aeroplanët që i ka filmuar po fluturonin në 11 mijë metra lartësi, ndërsa një gjë e tillë është e zakonshme për të, por jo edhe për qytetarët e rëndomtë që nuk kanë rastin të shohin diçka të ngjashme.

Pat Hoban, autori i kësaj video thotë se përballë-kalime të tilla ndodhin çdo ditë, por në shikim të parë duken sikur do të përplasen – megjithatë ata ruajnë një distancë të madhe.

Ndërkaq zëdhënësi i British Airline ka deklaruar për Daily Mail, se bazuar në pamjet pilotët kanë qenë duke fluturuar mbi 500 metra larg njëri-tjetrit, por shpejtësia ka bërë që të duken se janë afër dhe do të përplaseshin.

©

SHKARKO APP