Pitoni gjigand ndërpret mbledhjen në bankë

Një bankë kineze ka pasur vizitorin më të tmerrshëm ndonjëherë. Mëngjesin e së premtes, ndërsa stafi i bankës po mbante mbledhje, një piton gjigand ka rënë nga tavani duke i frikësuar.

Stafi i bankës në Nanning City po qëndronte në zyrë kur gjarpëri ra nga tavani në dysheme. Në video, ata shihen duke vrapuar ndërsa vizitori i papritur fillon të rrëshqasë nëpër dhomë. Pitoni qëndroi nën një divan në dhomë derisa erdhi një profesionisht gjarpërinjsh dhe e mori. Nuk dihet ende sesi zvarraniku përfundoi në tavan dhe po hetohet incidenti.

YouTube player

 

SHKARKO APP