Plas grushti live në emision për një… femër
Në Rusi është duke u zhvilluar një emision televiziv në të cilin artistja Olga Buzova do të zgjedhë bashkëshortin e saj në mesin e 1 mijë konkurentëve
Por një moment aspak i këndshëm ka ndodhur në shfaqjen e fundit.
Tre prej garuesve janë grushtuar me njëri tjetrin pikërisht për vajzën në fjalë pasi njëri pret tyre akuzonte konkurentin Valentin Korobkov 34 vjeç se kishte qenë në burg.
Kur Korobkov mësoi për pretendimet në fjalë vendosi të grushtojë edhe ai.
“Unë kurrë nuk kam qenë në burg dhe nuk kam një dosje penale. Po kam shkelur një ligj në të kaluarën, por jam njeri i mirë dhe bëj gjërat e duhura”, ka thënë ai.