Po depilohej para se të takonte të dashurin, vajza e pëson keq
Një incident ka ndodhur teksa një e re kishte vendosur të depilonte sqetullat.
Kiera Stirton ishte duke aplikuar dyllin depilues teksa një moment ul krahët poshtë duke i ngjitur pas trupi shkak se dylli ishte ende i njomë.
Ngjarja ndodhi ditën e martë, më 4 qershor. Ajo fotografoi veten dhe imazhin e publikoi në Tëitter. Në të duket dylli i nxehtë, i cili është tharë dhe ka ngjitur krahun e vajzës, duke ia vështirësuar asaj lëvizjen.
Vajza nga Glasgoë, Skoci, tha se po depilhej përpara se t’i vinte i dashuri, kur ndodhi kjo ngjarje.
Ajo shpjegon se vendosi dyllin në sqetull dhe harroi që ai ishte ende i njomë, në momentin që uli krahun dhe dylli nisi të ftohej.
Vajza bën me dije se kishte planifikuar të pastronte edhe zonën e bikinit, por iu desh të ndryshonte plan pas asaj që i ndodhi.