Po je duke lexuar, nuk paguan në autobus
Një qytet në Rumani ka ofruar një stimulim shumë të madh për këdo që preferon të lexojë libër, ndërsa është duke udhëtuar me transportin publik.
Për një javë në një muaj të verës, qyteti i Cluj-Napoca ka lejuar pasagjerët që të udhëtojnë pa para, për aq kohë sa ata kanë lexuar një libër në bord.
Ky propozim ishte dhënë nga një dashamirës i librit, Victor Miron, i cili kishte thënë se dëshiron që të stimulojë më tepër njerëzit që të lexojnë, përderisa janë duke udhëtuar.
Victori i kishte propozuar këtë ide kryetarit të komunës, i cili më pas e kishte shpërndarë këtë ide në facebook, e që është mirëpritur shumë nga njerëzit.