Po mblidhte kërpudha në pyll, burri sulmohet nga ariu gjigand

Kinezi Tan Haundiang ishte duke mbledhur kërpudha kur u sulmua nga një ari gjigand.

Ai kishte arritur ta rrëzon tri herë në tokë burrin, por Tan pas 10 minutave luftë me të arriti të ikë.

Megjithatë, vetëm atëherë e kuptoi se mënyra e vetme që të shpëtojë nga ariu ishte të hidhej nga një shkëmb i lartë.

Ai u lëndua në kokë dhe pjesë tjera të trupit, dhe në total bëri mbi 100 “qepje”.

“Aty ishte një ari gjigant dhe të vegjlit. Dy prej tyre po qëndronin në një pemë, kurse i madhi kërceu mbi mua. Fillova të vrapoj dhe bërtas si i çmendur, megjithatë ai më zuri”, ka deklaruar Haundiang.

Por, kur arriti në skaj të shkëmbit i tha vetes: “Nëse nuk kërcej, sigurisht se do të më mbyt. Por, nëse i mbijetoj kërcimit, do të jem njeriu më me fat”.

SHKARKO APP