Po mbyllim punët me “video call”, por pse kjo mënyrë është e lodhshme
Thirrjet me video janë mjaft të rëndësishme, sepse janë një zëvëndësues për ndërveprimin social, veçanërisht në kohën e Covid-19.
Por nëse në takimin e tretë në Zoom (ose WhatsApp, Skype, GoToMeeting) do të ndiheni të lodhur dhe të mbingarkuar, mos u shqetësoni. Lodhja nga thirrjet e video është aq e përhapur sa tashmë është përcaktuar një term dhe njihet si “Lodhja nga Zoom”.
Por pse vjen kjo lodhje?
Në thirrjet video ne përjetojmë një bashkëveprim personal dhe mbështetemi jo vetëm tek fjalët, por edhe tek një seri sinjalesh jo-verbale (drejtimi i shikimit, shprehjet e fytyrës, gjestet e duarve) që plotësojnë fjalimin e folur dhe japin përgjigje mbi mënyrën se si mendon bashkëbiseduesi.
Shpesh ndodh që në thirrjet me video komunikimi me fjalë ose gjeste mund të shtrembërohet, për shkak të vonesës së sinjalit, pranisë së disa pjesëmarrësve, ndriçimit të dobët, kamerës me rezolucion të ulët , internet i ngadaltë, e gjithë kjo situatë e bën më të vështirë dhe të lodhshme për të përceptuar dhe dërguar mesazhin e duhur.
Siç shpjegon një artikull në IFLScience, një element shtesë i stresit mund të rrjedh nga disonanca konjitive, tensioni ose ndjenja e shqetësimit që ne ndiejmë kur besimet tona janë në kontras. Në këtë rast, nga njëra anë, ne e dimë se thirrjet video janë një mjet i dobishëm për të komunikuar me kolegët, miqtë ose familjen. Nga ana tjetër, për momentin nuk kemi alternativa dhe shpesh jemi të detyruar t’i përdorim ato edhe kur do të bënim pa to. Ky kontrast mund të krijojë stres dhe mosmiratim ndaj mediumit.