“Po mendoj divorcin, burri im i pasur nuk më jep para për trajtime bukurie”

Paratë janë pushtet!

Një grua, e cila është martuar me një burrë të pasur po mendon të divorcohet pasi ai nuk i jep para për të bërë trajtime bukurie. Ku do shkojë historia e tyre? Vajza kërkon këshillën e ekspertes E.Jean për rastin, duke shtuar se është shumë e dashuruar me bashkëshortin.

Letra: Jam martuar me mashkullin perfekt para gjashtë muajsh dhe tani po mendoj divorcin. Bashkëshorti im ka para pë gjithcka, udhëtime në të gjithë botën, të luajë bixhoz sa të dojë, por duhet të zihem me të për të më dhënë para për trjatime bukurie.

Ai thotë që jam “budalla” dhe “jashtë kontrollit” që i kërkoj para për gjëra të tilla. Vetëbesimi im po bie (përfshirë lëkurën dhe flokët e mia). Unë nuk kam akses në asnjë prej llogarive të tij dhe nuk marr asnjë para nëse ai nuk mi jep.

Ai më thotë vazhdimisht që paratë duhen shtrënguiar, ndonëse shtëpia jonë është në oqean dhe shoferi i tij bën gjithë ditën xhiro me limuzinë. Ai më premton vazhdimisht se do më japë një kartë krediti dhe më pas nxjerr justifikime. Unë e dua burrin tim, por si t’ia bëj?

E.Jean: Fillimisht, bëj një përzierje mjalti me 2 lugë qumësht, 10 luleshtrydhe dhe vendose në fytyrë. Lëre për 10 minuta e më pas laje me ujë të ftohtë. Lëkura jote do shkëlqejë. Vetëm se bashkëshorti yt të gënjen vazhdimisht dhe është maniak parash nuk do të thotë se ti nuk duhet të kujdesesh për veten.

Së dyti, hidh një sy rrotull dhe pyet veten: Përse e lejoj që të më kontrollojë jetën? Dhe përse e dua? Ai mund të jetë duke u kthyer në një abuzues, prandaj është mirë të largohesh sa nuk je vonë.

Së fundmi, fillo të bësh intervista për punë dhe prano tek më e përshtatshmja. Do gjej një punë më të mirë më vonë. Më pas hap një llogari bankare. Nëse ai nuk të lejon të punosh, thjesht injoroje. Më pas punëso një avokat të mirë dhe kërko divorc.

SHKARKO APP