Praktikat më të mira për rritjen e shitjeve në Instagram
Instagram është padyshim një nga mënyrat më të shpejta për të arritur një numër të madh të përdoruesve të veçantë dhe për t’i njohur ata me një markë. Numrat nuk gënjejnë. Instagram ka më shumë se 1 miliard përdorues aktivë dhe më shumë se 500 milionë llogari janë aktivë çdo ditë.
Disa praktika të thjeshta do të ndihmonin në rritjen e ndjekësve apo fitime nëpërmjet Instagram.
Cilësia e lartë dhe përmbajtja tërheqëse
Blerësit potencial nuk po kërkojnë fotografi ‘të bukura’ të produkteve, ata janë në të vërtetë duke kërkuar përmbajtje që stimulon një farë interesi mbi to. Për të qenë në gjendje të krijoni këtë ndjenjë me audiencën tuaj, duhet të keni përmbajtje me cilësi të lartë në formën e imazheve ose videove.
Krijimi i këtyre përmbajtjeve nuk është i lehtë dhe kërkon strategjinë e duhur. Është më mirë të krijohen përmbajtje më pak në sasi, por të mira në cilësi.
Kuptoni audiencën tuaj
Bizneset duhet të kenë një objektiv kur krijojnë strategjinë e tyre në rrjetet sociale dhe duhet të përqendrohen në tërheqjen e një audience kryesisht që është vërtet e interesuar në atë çka ofrohet. Jo thjesht të ketë mijëra ndjekës që nuk angazhohen fare rreth markës.
Postoni imazhe tërheqëse
Një fotografi është me vlerë sa një mijë fjalë, dhe është mënyra më e mirë për të marrë pikë. Instagram ju ndihmon për të arritur këtë duke u mundësuar markave të postojnë foto me përmbajtjen e tyre vizuale, qoftë edhe video ose bumerang. Instagram është një mjet i mrekullueshëm për t’u lidhur me audiencën tuaj në një nivel emocional. Një kanal efektiv për reklamimin e markës.
Flisni për përmbajtjen e markës
Një nga praktikat më të mira për të rritur shitjet e çdo marke dhe të bëhet unik, është duke folur për markën tuaj në të gjithë përmbajtjet. Ndjekësit duan të dinë se çfarë vlere ka produkti juaj. Ata duan të dinë rëndësinë e markës suaj dhe mënyra më e mirë për të komunikuar është përmes zërit që përdoret në platformat e rrjeteve sociale.