Prekëse, gruaja i jep lumtumirën qenit që u vra nga fqinjët

Një grua kineze është detyruar t’i japë lamtumirën qenit të saj të dashur, pasi dyshohet se kafsha është helmuar me vdekje nga fqinjët e saj.

Leewen Zhang pretendon se fqinjët i urrenin kafshët dhe kishin lënë mish pule të mushur me helm në kopshtin e shtëpisë, në mënyrë që qeni të shkonte ta hante.

Pamjet tregojnë Leewen që bërtet e pikëlluar teksa përqafon kafshën e saj të dashur. Ajo e ka marrë që kur ishte këlysh dhe e ka mbajtur në shtëpi për 8 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leewen është me origjinë nga Chongqing, por është shpërngulur kohët e fundit në San Francisco të Kalifornisë, së bashku me kafshën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo bëri edhe një shkrim emocionues në Facebook ku tregonte se qeni ishte si një foshnje për të, pasi e ka marrë që ku ishte dy muajsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?