Preku gruan me veshje islame, shitësi dënohet me burg
Një shitës pakistanez është dënuar me tre muaj burg pasi preku një grua arabe që kishte veshje islame. Incidenti ka ndodhur në muajin mars në një dyqan në zonën Naif. Menjëherë pas ngjarjes, gruaja e denoncoi burrin në polici. Kur u përball me autoritetet, shitësi tha se e kishte prekur gabimisht ndërsa merrte përmasat për të qepur veshjen e saj islame. Gjykata e Dubait e ka akuzuar për abuzim seksual. Sipas vendimit fillestar, ai do të dërgohet në burg për të vuajtur dënimin. Avokati i të pandehurit këmbënguli se shitësi nuk kishte qëllim të prekte gruan, por nuk u mor parasysh nga gjykatësit.