Problemet e shëndetit që fshihen pas mishrave të errët të dhëmbëve

Ashtu si ngjyra e lëkurës, edhe ngjyra e mishrave të dhëmbëve mund të ndryshojë nga një person tek tjetri, nuk është gjithmonë ajo ngjyra perfekte rozë e tyre

Në disa raste, megjithatë, ngjyra e errët e mishrave të dhëmbëve mund të jetë si shkak i ilaçeve të ndryshme, i pranisë së një sëmundjeje ose faktorëve të ndryshme të jetesës siç është pirja e duhanit.

Po vrisni mendjen pse mishrat tuaj të dhëmbëve janë me ngjyrë të errët? Më poshtë keni disa nga arsyet:

Melaninë e tepërt

Është lëkura juaj e errët? Atëherë mos u çudisni nëse mishrat tuaja të dhëmbëve nuk janë pink. ‘Fajtor’ është melanina, një pigment që i jep lëkurës ngjyrën e errët.

Megjithatë, nëse ngjyra e mishrave tuaja të dhëmbëve ndryshon krejt papritur ose shfaqen njolla të errëta, vizitoni dentistin tuaj.

Marrja e medikamenteve të caktuara

Ndoshta keni dëgjuar ose lexuar se barna të caktuara mund të ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tuaj, por edhe të mishrave të dhëmbëve.

Disa antidepresantë, ilaçet kundra malaries dhe disa antibiotikë janë të njohur për errësimin e mishrave të dhëmbëve.

Mbushjet me amalgamë

Mbushjet me amalgamë ose të zeza janë një tjetër shkaktar i mishrave të dhëmbëve me ngjyrë të errët.

Ndonjëherë dhëmbi mund të zhvishet dhe amalgama të derdhet në indet fqinje duke bërë që të krijohen njolla kaltër, gri ose të zeza.

Pirja e duhanit

Përveç pasojave të shumta që sjell pirja e duhanit për shëndetin, shkakton edhe nxirje të mishrave të dhëmbëve. Ky ves bën që njolla të errëta të shfaqen në mishrat tuaja të dhëmbëve.

Duhani gjithashtu mund të shkaktojë edhe probleme të tjera të kavitetit dentar.

Gingiviti ulcerativ akut

Është një lloj infeksioni i mishrave të dhëmbëve që mund të shkaktojë dhimbje, temperaturë të lartë dhe erë të keqe të gojës. Indet e mishrave të dhëmbëve vdesin dhe kthehen në ngjyrë gri.

Sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore prodhojnë hormone të cilat rregullojnë presionin në gjak, metabolizmin, sistemin imunitar, etj. Mishrat e errët të dhëmbëve janë një prej simptomave të mosfunksionimit të tyre.

SHKARKO APP