Produktet e kuzhinës që bëjnë mrekulli, funksionojnë për diçka që s’e keni menduar kurrë
Shumë produkte që përdorim në kuzhinë janë të nevojshme dhe disa të tjera hidhen mënjanë pasi përdoren një herë. Megjithatë, edhe mund të duket sikur nuk janë të nevojshme për një përdorim të dytë, në fakt me ta mund të zgjidhni disa “probleme” që ju kanë bezdisur prej kohësh.
Përdorni letër alumini për të pastruar tenxheret dhe tiganët.
Rrjetat që shiten me produkte të tilla si limoni, patatet apo qepët mos i hidhni! Me një copë sfungjer mund të pastroni lehtësisht vazot tuaja.
Në vend që të hidhni kapakët e kafesë që shiten në kanaçe metalike, vendosini poshtë shishe të tilla si vaj ulliri, salcë domateje etj që mund të rrjedhin në frigorifer ose në tryezë. Kështu, pas një kohe, do të shpëtoni lehtësisht nga shenjat ngjitëse të shisheve.
Mund të përdorni sodë buke për të qëruar më lehtë vezët e ziera. Kur të zieni vezët, shtoni pak sodë buke në ujë. Në këtë mënyrë do të shpëtoni nga ky problem.
Një nga gjërat më të bezdisshme gjatë gatimit është luga që futet në tigan. Për ta parandaluar këtë, mund të përdorni shiritat prej gome. Ajo çfarë duhet të bëni është të krijoni një pengesë duke mbështjellur rripin rreth dorezës së lugës për të parandaluar rrëshqitjen në tigan.
Ekziston një produkt në shtëpinë tuaj që është shumë më efektiv sesa një thikë kur bëhet fjalë për prerjen e ëmbëlsirave, djathrave të butë, bukëve të buta dhe gjalpit: Fije dhëmbësh. Do të shihni që pritet lehtë kur mbështillni një pe të pastër dhe, nëse është e mundur, pa erë (disa mund të jenë me aromë nenexhiku) rreth produktit që dëshironi të prisni dhe tërhiqeni nga të dy skajet.
A e dini se mund të përdorni gjithashtu copë druri për të gërryer lëvozhgat e frutave agrume si limonët dhe portokallet? Vrazhdësia në sipërfaqen e drurit është ideale për të qëruar produktet.
Një mjet i domosdoshëm për të hequr kokrat e misrit nga kalliri i misrit është një enë që përdoret për torta. Për ta bërë këtë, vendoseni kallirin në hapësirën në mes të kallëpit duke e lëvizur nga lart poshtë. Kokrrat do të mblidhen brenda enës dhe nuk do të shpërndahen.
Lavamanët prej çeliku janë shumë të dobishëm, por ata e humbasin shkëlqimin e tyre për një kohë të shkurtër për shkak të detergjentit në ujë. Përdorni miell në vend të detergjenteve me kimikate për të pastruar lavamanin.
Përveç se ta pini, kafenë mund ta përdorni dhe për të laguar nga shtëpia juaj krijesat e vogla të padëshiruara. Veçanërisht nëse kuzhina juaj është e mbushur me milingona dhe ju doni t’i heqni qafe pa përdorur kimikate, mund të hidhni llum kafeje atje ku milingonat dalin. Milingonat që e urrejnë kafenë do të zhduken.