Pronari i hostelit u bën ofertën e paimagjinueshme pushuesve

Një pronar hosteli, i cili nuk po e duronte dot më ndotjen që i bëhej plazhit përballë tij, ka ‘shpikur’ një metodë pastrimi.

Marian Erbach me origjinë nga Gjermania, u ofron pushuesve një cigare me marijuanë nëse ata pastrojnë mbeturina nga plazhi aq sa të mbushin një kosh të vënë në dispozicion nga hosteli.

Erbach, i cili jeton në Xhamaika sqaroi se “spilff-i” jepet si formë dhurate, nuk shitet, pasi kjo do të ishte e paligjshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

33-vjeçarit i erdhi në mend ideja pasi u mërzit nga plehrat, kryesisht plastike, që hidheshin në breg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu, ai bëri gati 65 cigare të cilat mbajnë secila nga me 56 gram marijuanë.

Ju mund të pyesni: pse kaq specifike? Sepse, sipas ligjit të Xhamajkës, mbajtja e një cigareje me 56 gram marijuanë nuk përbën shkelje dhe as nuk dënohet.

Më pak se 30 minuta pas ofertës, në Long Bay Beach në Xhamajka, personi i parë arriti në një kosh me plehra, të cilit më pas iu dha dhe ‘shpërblimi’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?