Pronari i Twitter, u fal 200 milionë USD punonjësve

 

“Investoj mbi ata”. Kështu e ka justifikuar Jack Dorsey, pronari i Twitter, vendimin për të falur 30% të aksioneve të tij, rreth 200 milionë dollarë në vlerë tregu, për punonjësit e kompanisë.

Për shumëkënd, ky mund të duket si një kthim në shpirtin rebel dhe romantik të rrjetit, por për disa të është një operacion marketingu, në një moment të vështirë të kompanisë.

Twitter po kalon një periudhë jo të mirë financiare, duke humbur përdoruesit dhe vlerën e saj në treg.

SHKARKO APP