Pse dashuria e heshtur është më e mira

Sipas një hulumtimi, vetëm 12% e çifteve qëndrojnë bashkë për më gjatë se 20 vjet, por ata që kanë sukses në mbajtjen e një lidhje të gjatë, kanë nivele të aktivitetit të trurit të njëjta me ata që posa kanë rënë në dashuri.

Kjo do të thotë se dashuria e qetë dhe e heshtur është përgjigje për një lidhje të lumtur e të gjatë.

Sipas disa ekspertëve, të pasurit lidhje të lumtur kërkon përkushtim dhe dashuri të heshtur e cila faktikisht është më vitalja nga të gjitha.

Dashuria e heshtur NUK është sinonim i një lidhje të stagnuar dhe të mërzitshme

Hulumtuesi Aaron Ben-Zeev i përshkruan lidhjet e qeta si të lira nga elementet negative, siç janë konfrontimet e mëdha, xhelozia dhe stresi.

Kjo nuk nënkupton se zhvillimi juaj si çift ndalon ose se nuk ka më emocione të mira, dhe sigurisht se kjo nuk është stagnim.

Sigurisht se ende mund ta përjetoni efektin e fluturave në bark, por dashuria e heshtur kryesisht nënkupton ndjenja të sigurisë dhe komfortit, përjetim të fazave të reja të jetës, zhvillim personal dhe zhvillim në lidhje, si dhe mbështetje për njëri-tjetrin.

Dashuria e heshtur nënkupton ambient të sigurt

Hulumtuesi Art Aron ka dëshmuar se çiftet afatgjate që raportojnë për nivele të larta të afërsisë së qetë romantike kanë nivele të aktivitetit të trurit që janë të njëjta me ato të personave që sapo kanë rënë në dashuri.

Arsyeja për këtë është se dashuria e heshtur është më afatgjate sepse partnerët mësojnë të mos i tejkalojnë limitet e njëri-tjetrit, të mos e humbasin temperamentin, ta mbajnë veten nga kritikat dhe gjykimet, të jenë më të durueshëm dhe të krijojnë ambient të sigurt.

Dashuria e tillë nuk është e mundur pa besim

Një dashuri e tillë ndërtohet nga besimi i madh në njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera, ju pajtoheni të mos e lëndoni njëri-tjetrin.

Pa transparencë, mbështetje emocionale, mirëkuptim, besim e respekt asnjëherë nuk mund të ndiheni të qetë, të sigurt apo të dashuruar.

SHKARKO APP