Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse infektimi nga Covid-19 është i ndryshëm për çdo njeri?

Kuriozitete E diel, 5 Prill 2020 17:16
Pse infektimi nga Covid-19 është i ndryshëm për çdo njeri?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një pjesë e asaj që e bën pandeminë Covid-19 kaq të rrezikshme është vështirësia e të diturit se si virusi do të prekë çdo person individual. Megjithëse shumica e njerëzve të infektuar me koronavirus, 81%, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të paraqesin disa simptoma të pakta ose të buta, të tjerët mund ta gjejnë veten duke u mbështetur në një ventilator për të marrë frymë.

Por ndërsa studiuesit vazhdojnë të studiojnë sëmundjen, ata kanë filluar të kuptojnë se cilat pjesë të popullsisë priren të goditen më rëndë. Këtu janë faktorët që rrisin shanset e një personi për të pasur simptoma të rënda nga Covid-19:

MOSHA: Studiuesit në Kinë ishin të parët që përcaktuan se njerëzit mbi 60 vjeç janë në rrezikun më të madh nga Covid-19. Studime të ndryshme përcaktojnë simptoma të rënda ose kritike, por ato shpesh përfshijnë probleme me frymëmarrjen (bazuar në shpeshtësinë e frymëmarrjes, nivelin e oksigjenit në gjak dhe kohëzgjatjen e simptomave), ethe dhe konfuzion. Në thelb, nëse simptomat duket se kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor, ato janë të rënda.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE: Njerëzit me sëmundje të zemrës, diabetit dhe kancerit mund të kenë më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma të rënda të Covid-19, të cilat mund të çojnë në një rrezik më të lartë të vdekjes, sesa njerëz pa sëmundje kronike.

GJENET: SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton Covid-19, infekton njerëzit duke i bashkangjitur një receptor të veçantë në pjesën e jashtme të qelizave të quajtur ACE2, të cilin e përdor për të pushtuar një qelizë. Ndryshime të vogla në planin gjenetik për ata receptorë mund të luajnë një rol në atë se sa i sëmurë bëhet një person. Ekipet e tjera po shikojnë nëse lloji i gjakut, i cili përcaktohet nga gjenet, mund të ndryshojë ashpërsinë e simptomave Covid-19 të një pacienti. Një studim paraprak i kryer në Shenzhen dhe Wuhan, zbuloi se pacientët me gjak tip A kishin simptoma më të rënda sesa ata me gjak tipi O. Autorët e studimit paralajmërojnë se është shumë herët për të marrë vendime klinike bazuar në këtë konstatim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

GJINIA: Studiuesit në Kinë zbuluan se 58% e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19 ishin meshkuj; por pati një çekuilibër të ngjashëm edhe tek pacientët në SHBA dhe Itali. Disa spekulojnë se kjo mund të jetë për shkak se zakonet sociale të burrave (fakti që shumë nuk i lajnë duart aq shpesh) i bëjnë më të predispozuar ata të kontraktojnë sëmundjen, gjë që do të thotë se shtrimi në spital ishte thjesht rezultat i një numri më të madh të infeksioneve të përgjithshme. Por kjo mund të jetë gjithashtu sepse burrat përgjithësisht mendohet se kanë sistem më të dobët imunitar dhe kanë tendencë të kenë më shumë sëmundje themelore shëndetësore sesa gratë; dy kromozomet X të grave mund të kenë një cilësi mbrojtëse kundër një numri sëmundjesh.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

13 Nëntor 2026, 08:02
Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë

Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë

12 Nëntor 2026, 16:02
Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë

Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metr...

12 Nëntor 2026, 09:52

VAKSINIMI I MËPARSHËM I POPULLSISË: Kohët e fundit, studiuesit vëzhguan se vendet në të cilat njerëzit kanë marrë vaksinën e bacilit Calmette-Guerin (BCG), një nga më të vjetrat për të luftuar tuberkulozin, kishin më pak raste dhe vdekje nga Covid-19. Vendet e goditura më shumë nga sëmundja, të tilla si Italia, Hollanda dhe SHBA, nuk kanë programe universale vaksinimi; të tjerët, si Irani, kanë programe shumë të reja për të arritur tek popullata e moshuar. Nuk është hera e parë që studiuesit kanë zbuluar se vaksina BCG funksionon për të luftuar sëmundje të ndryshme përvec TB. Vaksina përdoret për të trajtuar kancerin e fshikëzës në fazën e hershme dhe parandalon lebra. Një studim gjithashtu zbuloi se vaksina zvogëlon ashpërsinë e infeksioneve të mushkërive të shkaktuara nga viruset.

Burimi: Quartz – SCAN

Etiketat e lidhura

infektimikoronavirus
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 16 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 42 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 46 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.