Pse ka kaq pak mëngjërashë dhe çfarë i bën me fat?
Në jetë, nuk do t’ju bier rasti të takoni shumë mëngjërashë,pasi vetëm 10% e botës është e tillë. Sigurisht një veçori si kjo shoqërohet me fakte surprizues rreth tyre. Fillimisht, lind pyetja: Pse ndodh që disa njerëz shkruajnë dhe bëjnë çdo gjë tjetër me dorën e majtë?
Thuhet se kjo varet që nga pozicioni i bebes kur është ende në barkun e nënës në 3 mujorshin e fundit të shtatzënisë. Kjo përcakton cila dorë do të jetë dominantja.
Siç mund ta keni dëgjuar, mëngjërashët kanë edhe disa avantazhe të tjera. Cilat janë ato?
1. Janë shoferë më të mirë!
Kjo s’është thjesht një legjendë urbane. Studimet e kryera kanë arritur në përfundimin se mëngjërashët shkaktojnë më pak aksidente se të tjerë. Përveç kësaj, mësojnë ta ngasin makinën më shpejt dhe me më shumë sukses.
2. Kanë kujtesë të mirë!
Ata mund t’i pyesësh për ngjarjen e ndodhur 40 vite më parë dhe do të ta tregojnë me detaje.
3. Mendojnë përtej kornizës!
Mëngjërashët kanë këndvështrime të tjera kur vjen puna tek zgjidhja e problemeve. Ata janë gjithashtu shumë të zotë në fushat që kërkojnë krijmtari!
4. Mëngjërashët janë atletë më të mirë!
Njerëzit që përdorin dorën e majtë janë shumë të aftë në sporte si bejsbolli, tenisi dhe lojëra të tjera. Aftësia për të mbajtur kontrrollin me dorën tjetër jua mundëson këtë!