Pse kapsulat janë me dy ngjyra të ndryshme
A keni menduar ndonjëherë pse kapsulat nuk prodhohen vetëm në një ngjyrë? Për këtë pyetje ka disa përgjigje.
E para është që duke krijuar një kombinim të njohur të ngjyrave, kompanitë farmaceutike duan të zvogëlojnë gjasat që konsumatorët të ngatërrojnë ilaçe të ndryshme.
Është treguar se kapsulat shumëngjyrëshe duken shumë më joshëse për fëmijët sesa ato transparente ose të bardha, kështu që ato mund të përdoren më lehtë nga kjo moshë, shkruan abcnews.al.
Së treti, pjesa më e ngushtë e kapsulës shërben gjithmonë si një ‘rezervuar’ për ilaçin, ndërsa ana e gjerë vepron si kapak.Në mënyrë që të sigurohet një lehtësi më e madhe në prodhimin e kapsulave, përkatësisht për të mos ngatërruar dy pjesët plastike, përdoren dy ngjyra të ndryshme./abcnews.al